Inter e ka mbyllur me
barazim vitin 2012. Skuadra e Andrea Stramaccionit ka barazuar në San
Siro përballë Genoas në javën e 18 të Serie me rezultatin 1-1 duke vënë në pikëpyetje vendin e dytë që mbante para kësaj ndeshjeje.
Pjesa e parë e takimit përfundoi në
barazim pa gola ku rastet për shënim ishin me pikatore. Edhe pjesa e dytë filloi po ashtu, me një lojë të vakët dhe pa grintë, por do të vinte minuta e 77 kur Ciro Immobile do të kalopnte miqtë në
avantazh dhe do të bënte të
heshte San
Siro.
Por për të mos dalë kokëulur mendoi Cambiasso që barazoi gjithçka në minutën e 85.
Edhe pse kishte një rast shumë të mirë me Livaja zikaltrit nuk arritën të shënonin golin e fitores.
Me këtë
barazim Iner shkon në kuotën e 35 pikëve, ndërsa
Genoa 14. /albeu.com/
Shtuar më 22/12/2012,
ora 13:31