Georgian përsëri shtatzënë? Si përgjigjet ajo

Partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez disa ditë më parë u fotografua me barkun e fryrë dhe në mediat rozë u përhap lajmi se ajo priste një fëmijë tjetër.

Por së fundmi, Georgina i ka mohuar të gjithë këto lajme duke thënë se ishte thjeshtë një ushqim i mirë që i kishte fryrë Barkun.

Rodriguez shpjegoi se nuk është shtatzënë, duke thënë se ka një ndryshim të përkohshëm në dietën e saj.

“Kam udhëtuar nga aeroplani në aeroplan dhe kam ngrënë pasta për katër ditë rresht. Edhe unë jam njeri”, tha Rodriguez.

Ajo theksoi se ende është duke e rimarr veten nga lindja e fundit.

“Hormonet e mia kanë ndikim në mua dhe ende jam duke e rimarr veten nga lindja e kaluar”, shtoi ajo. /albeu.com/
Shtuar më 01/04/2019, ora 10:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori