Gerard Pique blen një ekip modest
Gerard Pique mbrojtësi Barcelonës duke filluar nga sot është pronari më i ri i klubit modest FC Andorra.

Në fakt ky lajm doli pak javë më parë por vetëm sot u konkretizua me sukses.

Gjithçka u mbyll me sukses teksa Pique pagoi borxhin që kishte skuadra e FC Andorra reth e 200 mijë euro.

Rreth 300 vetë u thirrën sot për të votuar në asamblenë e jashtëzakonshme të përgjithshme.

Ndërkohë Vendimi i shitjes së FC Andorra te Gerard Pique u miratua me 99.9% të votave.

Nuk është hera e parë që një futbollist ose ish futbollist blen një klub. Pak muaj më parë Ronaldo fenomeni bleu klubin spanjoll të Valladollid. /alebu.com/


Shtuar më 29/12/2018, ora 15:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori