Gerard vendos ta huazojë Grezdën
Eros Grezda po kalon momentet e tij të fundit në radhët e Glasgow Rangers.

Pas problemeve që ka pasur me trajnerin Steven Gerard që sollën edhe degëdisjen e tij nga skuadra e parë tek ajo e të rinjve, futbollisti shqiptar do të largohet nga gjigandët skocezë.

Drejtuesit e Rangers po mendojnë ta huazojnë te një tjetër skuadër në mënyrë që edhe Grezda të fitojë formën e tij më të mirë.

Lajmi raportohet nga mediat skoceze edhe pse emrat e klubeve të interesuara për shërbimet e Grezdës nuk bëhen ende të ditura. /ss/
Shtuar më 04/01/2020, ora 23:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori