Gerarrd analizon Grezdën: U rrit gjatë lojës
Eros Grezda luajti si titullar për skuadrën e Rejnxhersit në ndeshjen përballë skuadrës së St. Mirren.

Lojtari u zëvendësua në pjesën e dytë, por aq minuta sa luajti i mjaftuan që të marrë një vlerësim pozitiv nga trajneri Stive Xherrard i cili pas ndeshjes u shpreh:

“Mendoj se ai u rrit gjatë lojës. Momentet e tij më të mira ishin gjatë 5 minutave të fundit që qëndroi në fushë. Ai goditi shtyllën dhe nëse do të kishte shënuar kjo do të ndihmonte shumë. Ai ka pasur një dëmtim të keq, dhe iu desh një kohë për t’u rikthyer. Ai do të bëjë edhe më mirë”.
Shtuar më 04/11/2018, ora 18:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori