Gerrard: Askush nuk e priti fitoren ndaj QRP
Kapiteni i Liverpool, Steven Gerrard, thotë se fitorja ndaj QPR erdhi si befasi për ata.
Dy gola të vonshëm nga Eduardo Vargas barazuan rezultatin dhe ishin duke çuar ndeshjen drejt barazimit, por Caulker dërgoi një top në rrjetën e gabuar në minutën e katërt të ndeshjes për t’ua dhënë Redsave tre pikë të papritura.

“Ne të gjithë jemi të befasuar, të jem i sinqertë. Ne kishim shumë fat sot”.

“Ne nuk kemi ankesa nëse ndeshja doli nga asgjë, ne nuk duhet të ankoheshim nëse do të dilnim me një pikë. Mendoj se ne ishim shumë me fat që dolëm me tre pikë”.

“Paraqitja jonë duhet të përmirësohet. Mendoj se e vetmja meritë që duhet t’ia japim vetes është që ne kurrë nuk dorëzohemi dhe do të vazhdojmë t’ia dalim deri në fund”

“Ne jemi shpërblyer në fund që u mbajtëm dhe qëndruam në ndeshje, por në përgjithësi kemi nevojë të përmirësohemi në përgjithësi”, ka thënë Gerrard për Sky Sports 1.
Shtuar më 20/10/2014, ora 11:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori