PDIU braktis Edi Ramën
Gerrard: Atë që Chelsea ia bëri Atletikos nuk e kam parë ndonjëherë
Pëlqej
Steven Gerrard e ka pëlqyer shumë atë që pa në fitoren e Chelsea ndaj Atletico Madridit dhe beson se “Blues” e tejkaluan Barcelonën dhe Real Madridin duke kapur fitoren.

Pas golit të Antoine Griezmann, Alvaro Morata barazoi rezultatin, para se Michy Batshuayi të nënshkruajë “in extremis” një fitore 2-1 të Ligës së Kampionëve në “Wanda Metropolitana”. Gerrard këmbëngul se fitorja ishte shpërblim i drejtë për një shfaqje të shkëlqyer sulmuese të londinezëve.

“Për të qenë i drejtë ndaj Chelsea, kjo është hera e parë që unë kam parë që kjo njësi mbrojtëse e Atletico Madrid të jetë e ndarë, – tha ish-kapiteni i Liverpool për “BT Sport”. – Unë kurrë nuk kam parë një skuadër, madje edhe Real Madrid apo Barcelona, të cilët janë më të mirët në botë, të luajnë si Chelsea ndaj Atletico Madrid. Pra, ishte një performancë e shkëlqyer e skuadrës së Conte.” /albeu.com/
Shtuar më 28/09/2017, ora 11:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori