Gerrard do të luajë deri 39 vjeç
Trajneri Kenny Dalglish beson se mesfushori Steven Gerard do të vazhdojë që të mbajë këtë formë edhe për shumë vite të tjera. Skocezi është i bindur se lojtari do të luajë edhe pasi t’i ketë mbushur të 39 vjeçët. Gerard po i afrohet ditëlindjes së 32-të, por Dalglish shprehet se ai mund të matet me Rayan Giggs sa i përket viteve që do të luajë në fushë.

“Çfarëdo që të ndodhë, sa të jetë këtu, ai do jetë një siguri më shumë për ne. Stivi mund të luajë deri sa të dojë. Ai i ka mundësitë që të jetë gjithmonë me një rendiment të lartë. Them se mund të jetë në fushë edhe pasi t’i kalojë 39 vitet”, u shpreh trajneri i Liverpool. /albeu.com/
Shtuar më 19/03/2012, ora 09:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori