Gerrard drejt shkarkimit nga Rangers, befason me klubin e ri
Pavarësisht se rezultatet me Rangers nuk janë ato që priteshin, legjenda e Liverpool, Steven Gerrard është një nga trajnerët më të kërkuar në rruzul.

Skuadrat angleze kanë shfaqur interes për 39 vjeçarin, ndërsa së fundmi në skenë është shfaqur edhe gjiganti turk, Besiktas.

Lajmi bëhet i ditur nga "beIN Sports Turkey" me bardhezinjtë që javën e ardhshme do të mësojnë presidentin e ri, me Avdullah Avci që pritet të shkarkohet. E nëse Avci largohet nga Besiktas, Gerrard do të vihet në "pole-position" për të marrë pankinën e turqve.

Ky do të ishte një lajm i keq edhe për yllin e kombëtares shqiptare, Eros Grezda, i cili u ble me mjaft bujë nga Gerrard dhe me largimin e tij, qëndrimi i tij në Skoci do të lëkundej fort. Në këtë start të sezonit, Grezda nuk ka grumbulluar asnjë minutë me Rangers, që pozicionohet në krye të klasifikimit me 21 pikë pas 8 takimesh.
Shtuar më 11/10/2019, ora 19:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori