Gerrard kërkon të marrë sulmuesin e talentuar të Liverpoolit
Duket se trajneri i Rejnxhërsit, Steven Gerrard mendon se skuadra e tij ka nevojë për përforcime në sulm në merkaton e dimrit. Tani ai ka hedhur sytë nga ish-skuadra e tij, Liverpooli ku kërkon që të marrë sulmuesin Solanke.

Anglezi është shumë i talentuar po duket se te “The Reds” nuk po i tregon vlerat e tij. Gerrard e njeh mirë Solanken pasi e ka trajnuar edhe më parë te moshat e Liverpoolit.

Fillimisht klubi skocez kërkon që të përdorë huazimin si mundësi dhe më pas të shfrytëzojë të drejtën e blerjes.

Shtuar më 25/11/2018, ora 18:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori