Gerrard merr vendimin ekstrem për Grezdën
Rangers do të zhvillojë fazën përgatitore në Portugali dhe do të nisen ditën e shtunë. Shqiptari Eros Grezda nuk do të udhëtojë me ekipin skocez. Ai u largua dhe nga grumbullimi i Shqipërisë për “arsye personale”, ndërsa karriera e tij po shkon keq e më keq.

aMenaxheri i tij, Ives Cakarun, ka pranuar se sulmuesi i krahut nuk do të jetë me ekipinfazën përgatitore.

“Ai është ende me Rangersin, por për momentin dhe nga fakti që ishte me kombëtaren dhe kishte disa probleme javën e fundit, nuk do të jetë me ekipinfazën përgatitore”.

Grezda i kushtoi 2 milion euro skocezëve kur e blenë nga Osijeku vitin e kaluar dhe u konsiderua si dështimi më i madh i merkatos.

Gjakovari duhet të gjejë ekip të ri dhe Rangersi ja ka bërë të qartë agjentit të tij.
Shtuar më 20/06/2019, ora 15:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori