TRONDITËSE/ Lushnje, djali godet më sëpatë babain
Gerrard: Mourinho, trajneri më i mirë i Unitedit që prej Fergusonit
Ish-mesfushori legjendar i Liverpoolit e tani trajner i Rangers, Steven Gerrard, i ka dalë në mbrojtje Jose Mourinhos, i cili u shkarkua sot nga pozita e trajnerit të Manchester Unitedit, duke thënë se ai u përballë padrejtësisht me disa kritika.

“Si mund të ulem këtu dhe të them ndonjë gjë të keqe për Jose Mourinhon? Ai është një fitues serik kudo që ka shkuar. Ai u shkarkua nga Manchester Unitedi, por ia ka fituar atyre disa tituj”, tha Gerrard.

“Ai e ka bërë punën më të mirë që nga largimi i Sir Alex Fergusonit. Mua më duket se ata ishin në vështirësi por Jose erdhi dhe ia fitoi disa tituj, kështu që nuk mendoj se mund ta kritikosh atë edhe aq shumë”.

“Do të jetë interesante ta shohim se në çfarë drejtimi do të shkojë Manchester Unitedi për trajnerin e ri, por asnjë tifozi të Manchester Unitedit nuk i intereson se çfarë them unë për këtë gjë”, përfundoi Gerrard. /albeu.com/
Shtuar më 18/12/2018, ora 20:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori