Gerrard: Nuk jam penduar që nuk kam shkuar tek Chelsea
Pëlqej
Steven Gerrard
Steven Gerrard, kapiteni i Liverpoolit konfirmon edhe njëherë se nuk është penduar që refuzoi Chelsean në fillimet e karrierës së tij për të zgjedhur Liverpoolin.

Disa vite më parë kapiteni i të kuqve po mendonte seriozisht për një kalim në Stamford Bridge, por ai qëndroi tek klubi i tij dhe akoma është në pritje të fitojë titullin e parë me skuadrën e tij të zemrës, ndërkohë që blutë e Chelseat vijnë gjithnjë duke u përforcuar dhe vjet ata u shpallën kampionë.

“Nuk mendoj se sakrifica është fjala e duhur për të përshkruar qëndrimin tim tek skuadra e Liverpoolit”, ka thënë Gerrard. “Të luash për Liverpoolin dhe të jesh kapiteni i ekipit nuk do ta quaja sakrificë, por të jetuarit e një ëndrre. Unë dua të qëndroj tek ky klub përgjithmonë dhe e di që një ditë ky klub do të fitojë shumë dhe kjo do të jetë shumë e rëndësishme për mua”, ka thënë Gerrard.(albeu.com)
Shtuar më 07/11/2010, ora 11:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori