Gerrard: Reina ishte heroi i mbrëmjes
Albeu.com
Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, ka thënë se nuk ndjehet hero i ekipit, edhe pse shënoi të dyja golat e fitores së mbrëmshme ndaj Olimpique Marseille.“Nuk ndjehem si hero dhe nuk mendoj se goditja e parë ishte diçka fenomenale. Pjesën e parë luajtëm mirë dhe ishim ekipi më i mirë në fushë, por në pjesën e dytë harruam të luajmë dhe nuk e pasonim mirë topin”, ka thënë Gerrard.

“Sipas meje, heroi i vërtetë i mbrëmjes ishte Pepe Reina. Ai i shpëtoi të gjitha goditjet në drejtim të golit në pjesën e dytë. Duhet të vazhdojmë të fitojmë dhe të sigurojmë pikë të cilët janë të rëndësishme pas çdo ndeshjeje”, ka shtuar Gerrard pas ndeshjes.
Shtuar më 17/09/2008, ora 15:19
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori