Gerrard udhëton në Belgjikë
Albeu.com
Kapiteni i lënduar i Liverpoolit, Steven Gerrard, do të udhëtojë me skuadrën e tij në Belgjikë, ku Të Kuqtë do të luajnë kundër Standard Liege për fazën kualifikuese të Ligës së Kampionëve.
Gerrard është në dyshim për lojë për shkak të lëndimit të cilin e pësoi gjatë ndeshjes miqësore kundër Valerengas në Norvegji.

Mungesa e Lucas Leivas dhe Javier Mascheranos, do ta detyrojë Benitezin që në mesfushë ta inkuadrojë ose Damien Plessis ose Jay Spearing.

Sido që të jetë trajneri i Liverpoolit ka njoftuar se 28-vjeçari, Gerrard do të udhëtojë për në Belgjikë dhe ai shpreson se mesfushori anglez do t’ia dalë të startojë me njëmbëdhjetëshen e parë.

Shtuar më 13/08/2008, ora 05:37
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori