"Gerrardi do të jetë trajner i Liverpoolit në 2021"
Ish-futbollisti i Liverpoolit Jason McAteer e ka këshilluar trajnerin e Rangers, Steven Gerrard që të largohet nga klubi skocez dhe ta marrë drejtimin e “të kuqve”.

Gerrard e mori detyrën e tij të parë si trajner te Rangersi në 2018, duke nënshkruar kontratë katër-vjeçare me skocezët.

“Steven Gerrard bëri një lëvizje të mençur duke shkuar te Rangersi për të filluar karrierën e tij menaxheriale – dhe unë nuk do të isha fare i befasuar nëse ndalesa e dytë e rrugëtimit të tij do të jetë ‘Anfield”, është shprehur McAteer.

“E kam një parandjenjë që Gerrardi do të jetë trajneri i ardhshëm i Liverpoolit në fillim të edicionit 2021/2022”.
Shtuar më 01/11/2019, ora 18:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori