Gervinho i mbyll dyert Interit, nuk lëviz nga Parma në janar
Gervinho nuk do të transferohet te Interi në merkaton e dimrit. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë shikohej si një përforcim për zikaltërit që duan një lojtar me eksperiencë për t’ia bashkangjitur treshes Lautaro-Lukaku-Sanchez por është 33-vjeçari që siguron se nuk do të lëvizë nga Parma.

Ai shtoi se te emilianët argëtohet dhe dëshiron të qëndrojë aty deri në fund të sezonit ku më pas do të provojë një eksperiencë të re.

Shtuar më 17/11/2020, ora 13:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori