Giani De Biasi merr drejtimin e klubit zviceran
Ish-trajneri i Kombëtares Shqiptare, Giani De Biasi pritet të rikthehet në stol, pas shkarkimit tek Alaveshi.

Për 61-vjeçarin ka mbërritur ofertë konkrete nga ekipi i Luganos në Zvicër. Sipas asaj që raporton “Tuttomercatoweb”, italiani është duke shqyrtuar ofertën dhe marrëveshja duket shumë pranë.

Pas suksesit historik me Shqipërinë, De Biasi do të kërkojë një tjetër sukses historik me skuadrën zvicerane.

Kujtojmë që në sezonin 2016-2017 kjo skuadër u drejtua nga ish-ndihmësi i De Biasit, Paolo Tramexani, i cili arriti ta kualifikonte në kupat e Europës. /albeu.com/
Shtuar më 07/06/2018, ora 00:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori