Gianluigi Buffon i kërkon falje arbitrit anglez
Pëlqej
Gigi Buffon i ka kërkuar falje për fjalët e ashpra për gjyqtarin e takimit, Michael Oliver, pasi akordoi penallti për Real Madridin kundër Juevntusit në fund të takimit në “Santiago Bernabeu”.

“Pesë ditë më vonë nga ajo natë, thash me vete se e kam kaluar kufirin dhe kjo tashmë ishte e kuptueshme”, tha fillimisht Buffon.

“Me të vërtetë me vjen shumë shumë keq për atë. 23 vjet karrierë në Champions League, kurrë nuk më kanë dërguar jashtë e as suspenduar, pasi u ndjeva shumë keq në atë moment”.

“Ishte diçka që pesë ditë më vonë i thash vetes; ‘se Buffoni i asaj nate, me ato fjalë me atë reagim, nuk mund të më shërbej për asgjë, nuk mund të ndihmoj asgjë duke thënë ato fjalë’”, përfundoi Buffon. /albeu.com/
Shtuar më 17/05/2018, ora 18:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori