Gianni De Biasi: Është një rezultat historik
Pëlqej
Gianni De Biasi thotë se Shqipëria u mbrojt shumë mirë në takimin e mbrëmshëm dhe se fitorja është një rezultat historik.

Kuqezinjtë shënuan fitore 1-0 në udhëtim te njëra prej përfaqësueseve më të fuqishme në botë, Portugalia, falë një goli të bukur të shënuar nga Bekim Balaj. Dhe i kënaqur me të s’ka si të mos jetë edhe trajneri De Biasi.

“Është një rezultat historik – një fitore e mahnitshme. Shqipëria u mbrojt shumë mirë”.

“Mungesa e Cristiano Ronaldos ishte një fat i madh, pasi ai është lojtari më i mirë në botë, së bashku me Lionel Messi”.

“Kur ju fitoni kundër një kundërshtari që është në atë pozitë të renditjes së FIFA-s [e 11-ta], kjo është një gjë shumë e mirë”, ka thënë De Biasi.
Shtuar më 08/09/2014, ora 12:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori