Gianni De Biasi tepër i zhgënjyer që nuk u emërua trajner i Polonisë
Pëlqej
Edhe pse De Biazi e kishte mohuar një ofertë për të qenë trajner i Polonisë, është ish-trajneri i Shqipërisë, që shprehet i zhgënjyer tashmë që federata polake zgjodhi Jerzi Brzezçek për të vazhduar.

De Biasi foli për “RMC Sport”, ku tha se diçka e tillë i kishte ndodhur edhe me Italinë 2 vite më parë.

“Dy vite më parë isha shumë pranë Italisë, dhe ndodhi e njëjta situatë. Pothuajse isha zgjedhur trajner i Polonisë, më pas federata zgjodhi një trajner polak. Ndihem i zhgënjyer. Më mirë të ma thonin me telefon, se sa ta mësoja nëpërmjet gazetave diçka të tillë. Në këtë moment nuk është se kam preferenca, mes një klubi apo një kombëtareje. Thjesht dua të trajnoj dhe të arrij qëllimet e mia sërish” – deklaroi De Biasi. /albeu.com/
Shtuar më 13/07/2018, ora 18:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori