Giggs: Del Piero, italiani më i mirë që kam njohur
Futbollisti i Manchester United, Ryan Giggs, e cilëson Alex Del Pieron si lojtarin më të fortë italian. Duke rikujtuar përgjatë karrierës së tij, lojtari uellsian tregon se kapiteni i Interit, Javier Zanetti, dhe ish-lojtari i Arsenalit, Li Dikson, janë kundërshtarët më të fortë që atij i është dashur të përballet.

“Jam përballur me Zanettin për herë të parë në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve në vitin 1999, ku ai luante si mbrojtës i djathtë, ndërsa unë në të majtë. Ai më befasoi me aftësitë e tij, shpejtësinë, fuqinë, inteligjencën dhe mjeshtërinë që tregoi në fushë”, – rrëfen mesfushori duke shtuar: “Unë luajta me të edhe dy herë të tjera dhe ai ishte kundërshtari im më i fortë, një lojtar i kompletuar”.

Por, futbollisti italian që i ka bërë më shumë përshtypje atij, është Alex Del Piero. Kur Unitedd u kualifikua për në Ligën e Kampioneve për herë të parë që kur klubet angleze u lejuan të luajnë në Evropë sërish, Juventusi ishte skuadra që dominonte në kontinent.

“Juvja e vitit 1990 ishte fantastike. Del Piero është lojtari më i mirë italian, ne jemi në të njëjtën moshë dhe e kam ndier të gjithë karrierën e tij”, – vazhdoi Gigs. Mesfushori uellsian në muajin e kaluar arriti në kuotën e 900 ndeshjeve me “djajtë”, në takimin kundër Norwich. Ai gjithashtu gjeti golin në kohën shtesë, duke u dhënë të tijve një fitore të rëndësishme. Së bashku me veteranin tjetër, Paul Scholes, ai është një nga shtyllat e ekipit. Madje, nga tekniku Alex Ferguson shikohet si një nga njerëzit që do të ndihmojë të rinjtë e shumtë te United, për të ecur përpara dhe për të marrë përvojën e duhur. /albeu.com/
Shtuar më 28/03/2012, ora 12:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori