Giggs: Kemi ardhur në Shqipëri për të fituar
Edhe pse është vetëm një miqësore, Uellsi do të kërkojë të fitojë ndeshjen me Shqipërinë. Ky është mesazhi i dhënë nga trajneri i skuadrës britanike, Ryan Giggs, në konferencën për shtyp të zhvilluar në prag të kësaj sfide, ku ai mendon të bëjë rotacion.

“Sigurisht që kjo ndeshje më jep mundësi të aktivizoj futbollistë të rinj, si dhe ata që kanë luajtur shumë pak e që kanë nevojë për minuta. Duhet të gjejmë ekuilibrin në skuadër. Në këtë miqësore mund të bëhen 6 zëvendësime, kështu që do të mund të ndërroj disa lojtarë. Por, kemi ardhur këtu për të fituar”, tha Ryan Giggs, trajner i Uellsit.

“Nuk ka rëndësi rezultati i kësaj ndeshjeje. Për ne ky ishte një vit i mirë. Por, unë dua që ta mbyllim atë me një fitore. Ndeshja nuk do të jetë e lehtë, sepse një skuadër reagon gjithnjë kur humbet dhe nuk kam dyshim se kjo do të ndodhë edhe me Shqipërinë, pas humbjes me Skocinë. Do të jetë një sfidë e vështirë, por duam ta mbyllim me fitore”, deklaroi Giggs.
Shtuar më 20/11/2018, ora 16:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori