Giggs komplimenton drejtuesit e Unitedit, për blerjen e Sanchezit
Rayan Giggs shprehet i lumtur për transferimin e kilianit Alexi Sanchez.

Ryan Giggs beson se transferimi i Sanchezit tek United do të rrisë nivelin e konkurrencës te gjiganti anglez, që është edhe klubi më i trofeshëm anglez.

Transferimi i Unitedit, Alexis Sanchez, është i ngjashëm me atë të Van persiet në vitin 2012 në sensin e transferimit të një superylli tashmë të gatshëm dhe të përgatitur dhe tashmë mund të shohim se si edhe Anthony Martial po kontribuon me këtë rast me ngritje të nivelit të performancave”.

“Kjo mund të ndodhë kur top lojtarë vijnë, të tjerët ngrisin nivelin dhe do të jenë disa zgjedhje të vështira për t’u bërë nga United”.

“Është një bonus shtesë që ai mund të luajë në Ligën e Kampioënve. Të kesh dikë të tillë i cili nuk tendoset nga ndeshjet e mëdha e bën skuadrën vërtet shumë të fortë”, potencoi Giggs.

Manchester United do të kërkojë triumfin në Ligën e Kampionëve me transferimin e ri. /albeu.com/
Shtuar më 23/01/2018, ora 17:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori