Një tjetër "tradhtar" nga radhët e Kryemadhit, kush e pranoi mandatin
Giggs shtyn Balen që të refuzojë ofertën e Unitedit për të rifituar besimin e Zidanes
Giggs dëshiron që Bale të qëndrojë në Real Madrid dhe të fitojë besimin e Zinedine Zidane. Bale shkëlqeu duke shënuar het-trik në fitoren 6-0 me Uellsin në miqësore kundër Kinës.

“Është Real Madridi – pak klube kanë fuqinë e tyre”, tha ai.

“Natyrisht nuk mund të qëndroni nëse nuk dëshironi. Çfarë ka fituar atje Bale, tri Liga të Kampionëve? Kjo është prova. Kur jeni në klube si Reali, gjithmonë do të fitoni”.

Giggs e lëvdoi Balen për paraqitjen kundër Kinës, duke e krahasuar me Cristiano Ronaldon.

“Gareth ka cilësi të shënojë çdo gol të mundshëm, nga pozicione të ndryshme – ngjashëm me Ronaldon. Dytë kanë nisur gjithçka si anësor, ndërsa sot janë golashënues”, theksoi mes tjerash Giggs./albeu.com/
Shtuar më 24/03/2018, ora 11:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori