Giggs tregon kundërshtarin më të fortë me të cilin është përballur: Ma theu hundën
Ikona e Manchester United, Giggs, ka bërë të ditur se Javier Zanetti është kundërshtari më i vështirë me të cilin është përballur.

Uellsiani është përballur vetëm katër herë gjatë karrierës së tij me legjendën argjentinase të Inter, por këto katër hera duket të kenë qenë të mundimshme për majtakun uellsian.

"Lojtari më i vështirë për t’u përballur ka qenë Javier Zanetti nga Inter", ka thënë Giggs për ‘MUTV’.

"Ai vraponte tërë kohën dhe ishte mesfushor asokohe, kështu që ishte i mirë me topin, mund të mbrohej dhe ishe i fortë, madje ma theu hundën në çerekfinale kundër tyre."

"Ai kishte gjithçka si mbrojtës", ka shtuar ish anëtari i Man Utd, tashmë selektor i kombëtares së Uellsit.

Zanetti i kishte thyer hundën Giggsit në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, në vitin 1999. United atë vit fitonte trofeun më prestigjioz në futbollin evropian për klube, duke përmbysur Bayernin në finale.
Shtuar më 25/05/2020, ora 11:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori