Gigs mund te terhiqet nga futbolli ne fund te sezonit
Albeu.com
Rajan Gigs pritet të tërhiqet nga futbolli i luajtur në përfundim të këtij sezoni. Futbollisti ka një karrierë mjaft të pasur me kampionët e botës, Europës dhe Anglisë, Mançester Junaited.Gigs është shprehur vetë për largimin e tij nga futbolli në një intervistë të fundit.

“Do të luaj deri në fund të këtij sezoni futbollistik, dhe pastaj mendoj largimin tim nga futbolli i luajtur. Ky sezon mund të jetë i fundit për karrierën time futbollistike”, deklaron Rajan Gigs.

Futbollisti 25-vjeçar ka arritur të fitojë gjithsej 28 trofe me Red Devils në karrierën e tij.
Shtuar më 07/01/2009, ora 14:42
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori