Gigs tregon se kujt i trembet në garën për titull në Angli
Ryan Giggs mund të jetë një legjendë e Manchester United, por ai e konsideron Manchester City si “ekipi për t’u mundur” në garën e titullit të Premier League, sezoni 2017-2018. Ai ka parë së fundi edhe Jose Mourinho që të forcojë radhët e tij në “Old Trafford”, me mesfushorin prej 40 milionë paundësh, Nemanja Matic, që i është shtuar radhëve të “Djajve të Kuq”. Manchester City, edhe pse ka qenë, gjithashtu, i zënë gjatë merkatos së verës, me marrëveshje të mëdha, si Bernardo Silva, Benjamin Mendy, Kyle Walker, Ederson dhe Danilo, shihet si favorit kryesor për titull tashmë. Giggs mendon se Pep Guardiola tani ka “opsione të frikshme” në dispozicion të tij, me skuadrën e Chelsea dhe Tottenham duke luajtur si të gatshëm për t’u bërë ballë kërkesave të konkurrencës kombëtare dhe europiane. Ai i tha “Sky Sports”:

“Mendoj se Manchester City është ekipi për t’u mundur. Unë e shikoja sezonin e kaluar, teksa kishte në përbërje lojtarë të frikshëm, si Sergio Aguero, Gabriel Jesus, Leroy Sane, Kevin De Bruyne, David Silva dhe Raheem Sterling. Kishte nevojë për të rregulluar disa gjëra në mbrojtje dhe e ka bërë këtë gjë kësaj vere. Do të jetë interesante të shohësh se si do të paraqitet Ederson, sepse nuk e fiton dot Premier League me një portier mesatar. Ata kanë investuar shumë në prapavijë, por çështja është ende nëse Vincent Kompany mund të qëndrojë i aftë, sepse ndikimi dhe përvoja e tij janë çelësi.

Telesport përcjell,se Natyrisht nuk mund të injoroj Chelsean kampion në fuqi për shkak të kualitetit të lojtarëve, por a e ka skuadrën për të mbrojtur Premier League dhe përparuar në futbollin europian? Nuk jam i sigurt. Tottenham ka një skuadër me të vërtetë emocionuese dhe një trajner të shkëlqyeshëm si Mauricio Pochettino, por gjithkush po pyet nëse ata mund të vazhdojnë të garojnë me rivalët pa përforcime”. “Spurs” kanë ende për të bërë një shtesë të vetme në skuadrën e tyre, ndërsa shikojnë shumë nga rivalët e titullit që kanë shpenzuar kësaj vere mbi 100 milionë paundë për fytyra të freskëta. Sidoqoftë, mbetet ende një muaj që klubet të forcohen, me merkaton e verës të hapur deri më 31 gusht. /albeu.com/
Shtuar më 01/08/2017, ora 13:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori