Gilardino mungon pesë-gjashtë javë
Sulmuesi i Fiorentinës Alberto Gilardino do të mungon deri në gjashtë javë pas lëndimit të gjurit të majtë që pësoi në përplasje me portierin e Udineses Samir Handanovic në humbjen 2-0 të dielën.

Fiorentina ka njoftuar se testet mjekësore kanë vërejtur dëmtim të ligamenteve dhe sulmuesi italian do të qëndron jashtë fushës për pesë deri në gjashtë javë.

Gilardino shënoi në fitoren 2-0 ndaj Bolognas në ndeshjen e parë të sezonit të ri Serie A. Së fundmi, ai ishte rezervist për Kombëtaren e Italisë. /albeu.com/
Shtuar më 20/09/2011, ora 10:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori