Gilardino: Ne Milan kalova vitet me te keqija
Albeu.com
Sulmuesi i Fiorentinёs, Alberto Gilardino, thotë se nё Milan i ka kaluar vitet mё tё këqija tё karrierës sё tij, por edhe krahas kësaj ka fjalё tё mira pёr rosonerёt.
Italiani kёtё sezon shpërtheu me fanellën e Fiorentinёs dhe shёnoi 12 gola nё Serie A, sa edhe Milito dhe Di Vaio.

“Pёrshtatja e shpejtë nё Fiorentina me siguri ka ndodhё sepse e kam njohur mirё Prandellin dhe metodat e tij”, ka thёnё Gilardino.

“Milani? Atje i kalova vitet mё tё këqija tё jetёs time. Ancelotti? Nuk kam pasur probleme me tё, ai i merrte vendimet e tij, ndërsa unё i respektoja. Por, Milani ёshtё njё klub i shkёlqyeshёm dhe me lojarё tё mirё. Ende kam disa miq atje. Nuk mund tё them asgjë tё keqe pёr klubin”.

“Me Fiorentinёn dёshirojmё qё sёrish tё sigurojmë pjesëmarrje nё Ligёn e Kampionёve dhe tё arrijmë sa mё larg nё Kupёn UEFA”, ka shtuar sulmuesi italian.
Shtuar më 26/12/2008, ora 03:40
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori