Gilardino: Vetëm Interi është më i mirë se ne
Albeu.com
Sulmuesi i Fiorentinës, Alberto Gilardino, beson se skuadra e tij është po aq e fuqishme sa Milani, Juventusi dhe Roma, ndërsa për një shkallë më ulët sesa Inter.“Vetëm Interi është më i mirë se ne. Kemi shumë sulmues me kualitet të lartë në skuadër. Unë po mendoj vetëm për Fiorentinën dhe asgjë tjetër nuk ka rëndësi për mua”.

“Prandelli është ai i njëjti që ka qenë te Parma sa i përket punës dhe besoj se do të mund të arrijmë shumë. Mutu nuk mund të krahasohet me asnjë lojtar. Ai ka kualitete të cilat e bëjnë unik dhe të veçantë nga tjerët”, ka thënë ish-sulmuesi i Milanit.
Shtuar më 16/08/2008, ora 01:30
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori