Gilardinos i pëlqen futbolli anglez
Sulmuesi Alberto Gilardino është i interesuar të luajë në Angli por ritheksoi dëshirën e tij të mbetet te Fiorentina nëse mund të rinegocion kontratën e tij me klubin italian.

28 vjeçari spekulohej me largim nga klubi toskan edhe pse ka edhe dy vite në kontratën e tij aktuale në Artemio Franchi.

Por, Gilardino ka pranuar se transferimi në Premier Ligë do ti përshtatej atij nëse nuk mund të arrin atë që kërkon me Fiorentinën.

"Do të më pëlqente të mbetem në Fiorentinë por duhet të shqyrtojnë disa gjëra. Në të ardhmen do të më pëlqente të provoj një aventurë të huaj, në Angli", tha ai për Sky Sport. /albeu.com/
Shtuar më 04/07/2011, ora 20:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori