Gilman Lika i jep zyrtarisht lamtumirën Flamurtarit
Gilman Lika shkëput zyrtarisht marrëdhëniet me Flamurtarin dhe tashmë është lojtar i lirë. Futbollisti shkodran mesditën e kësaj të hëne ka patur një bisedë të gjatë me drejtuesit e klubit vlonjat, me të cilët ka rënë dakord për prishjen me marrëveshje të kontratës, duke i hapur rrugë nënshkrimit me një skuadër tjetër të superiores. Vetë 27-vjecari konfirmoi për Sport News, se ndarja me kuqezinjtë ndodhi me shtrëngim duarsh, pra me konsensus të plotë.

Palët nuk i kanë asnjë detyrim njëra - tjetrës, ndaj Lika del automatikisht lojtar i lirë pas një viti me fanellën e Flamurtarit.

Cilësitë e Likës e shndërrojnë atë në futbollistin më të kërkuar në merkato. Vetë lojtari sqaron se nuk ka asnjë zhvillim konkret për të ardhmen, pasi ngjarjet te Flamurtari rodhën shumë shpejt, megjithatë në pole pasition për shërbimet e tij mbetet Tirana, skuadër ku shkodrani ka luajtur për dy sezone. Nuk përjashtohet mundësia e një levizjeje surprizë të skuadrave të tjera të superiores që synojnë titullin kampion. /supersport/
Shtuar më 05/01/2015, ora 17:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori