Girona-Barcelona në Miami? Nuk do të zhvillohet
Pëlqej
Ishte folur prej kohësh që një ndeshje e La Ligës spanjolle do të zhvillohej në SHBA. Drejtuesit e ligës spanjolle të futbollit kishin zgjedhur ndeshjen Girona-Barcelona për tu luajtur në Majemi, por diçka e tillë nuk do të ndodhë.

Klubi katalanas është tërhequr nga kjo ide, ndërsa zbulohet se Barcelonës i është bërë presion nga FIFA dhe UEFA.

Qeveria botërore e futbollit ka paralajmëruar lojtarët e dy klubeve, se do t’i pengojë të luajnë me kombëtaret e tyre, ndërsa UEFA ka kërcënuar Barcelonën me përjashtim 2-vjeçar nga Champions Liga.

Nderkohë ky propozim për të zhvilluar ndeshjet jashtë shtetit spanjoll bëhet për të promovuar më shumë futbolin iberik. /albeu.com/

Shtuar më 13/12/2018, ora 17:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori