Giroud flet pa dorashka: Ika nga Arsenali pasi e dija se nuk do luaja më
Sulmuesi i Chelseat, Olivier Giroud, ka folur folur hapur për largimin nga Arsenali në janar. Francezi ka deklaruar se ardhja e Aubameyangut u hapi derën largimit të tij, pasi shtatlarti nuk do i lejontë shumë minuta francezit në dispiozicion.

“Ishte e sigurt për mua, zgjedhja ishte e qartë, duhej të largohesha nga Arsenali. Kjo ishte”.

“Nga momenti kur u hap afati kalimtar i transferimeve, trajneri kishte vendosur të merrte një sulmues të ri, ai pagoi një çmim të caktuar”.

“Ishte e qartë se më duhej të largohem. Kisha pak minuta në dispoziocion” .

“Nuk mund të isha i kënaqur me atë rol, madje edhe më shumë kur ata nënshkruan me një sulmues të ri”, ka thënë Giroud./albeu.com/
Shtuar më 21/03/2018, ora 09:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori