Giroud: Jam pranë Bayernit
Sulmuesi i Montpellier dhe kombëtares franceze, Olivier Giroud, ka pranuar se është në tratativa me Bayern Munchen dhe se mund të transferohet gjatë merkatos së verës. "Klubi im më ka bërë të ditur se kanë pasur kontakte zyrtare me Bajernin dhe kjo më ka lumturuar shumë. Bëhet fjalë për një klub të madh dhe mezi po pres që transferimi të zyrtarizohet. Ata më shikojnë si partnerin e Mario Gomezit në sulm dhe unë jam i gatshëm të hedh një hap të rëndësishëm në karrierë", deklaroi 25-vjeçari.

Bayerni pritet të marrë francezin gjatë verës, ndërkohë që do largohet Ivica Oliç. Ndërkaq, një tjetër objektiv i merkatos së gjermanëve vazhdon të jetë mbrojtësi i majtë i Evertonit, Leyton Baines. Për ardhjen e këtij të fundit do largohet Pranjiç, i cili ka konfirmuar se do luajë në Kinë. /albeu.com/
Shtuar më 10/05/2012, ora 12:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori