Giroud K.O, Arsenal kërkon Cavanin
Pëlqej
Me francezin Olivier Giroud rreth tre muaj jashtë fushave për shkak dëmtimi, Arsenal është gati të bëjë sulmin final për Edinson Cavanin. "El Matador" kërkon të largohet nga Paris Saint Germain dhe e pëlqen një transferim në Premier League, shkruan "L'Equipe".

Një alternativë tjetër për Arsene Wenger është Danny Welbeck i Manchester United, por "Djajtë e Kuq" nuk pranojnë pasi nuk duan të përforcojnë një rival të drejtëpërdrejtë në kampionat. /albeu.com/
Shtuar më 26/08/2014, ora 10:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori