Giroud sheshon polemikat me Benzema, kjo është deklarata e çuditshme
Olivier Giroud është kthyer të flasë për Karim Benzema pasi është folur gjatë për një marrëdhënie të tensionuar midis dy futbollistëve.

Të dy golëshënuesit kishin ngacmuar njëri –tjetrin në të kaluarën, por siç duket mëritë janë lënë menjëanë. Giroud ka dhënë së fundmi për Telefoot dhe bëri deklarata të habitshme.

Unë kam ëndërruar të luaj për Francën që kur vëllai im më dha pajisjet e tij kur ishte në ekipin e të rinjve’ është shprehur Giroud për dëshirën dhe krenarinë e tij për të qënë pjesë e Francës.

Një ëndërr e realizuar për sulmuesin që ka fituar praktikisht gjithçka me kombëtaren.

Një përvojë që mund të ketë qenë edhe më të mirë dhe falë një rivali.

Benzema? Unë kurrë nuk kam pasur asgjë kundër tij. Përkundrazi, karriera ime me Francën mund të ishte më e mirë me Benzema nëse do të kishim qënë së bashku në anën sulmuese’ i shpreh Giroud duke habitur të gjithë.

Dhë në fund Giroud shprehu një dëshirë:

'Mungon një kupë Europe e fituar dhe ne do ta bëjmë. Ne duam të bëjmë siç bënë paraardhësit tanë njëzet vjet më parë ".
Shtuar më 12/10/2020, ora 11:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori