Gishti i mesit i Edi Ramës, moderatorja sulmon kryeministrin: Nuk je faqe humori (FOTO LAJM)

Pëlqej
Pasi deklaroi se nga 1 janari do të mbyllen të gjitha pikat e basteve sportive, kryeministri Edi Rama, në një reagim mbrëmjen e djeshme, deklaroi se kjo gjë nuk bëhet aspak për të krijuar një monopol online të këtyre basteve.

Në reagimin e tij, ndër të tjera vihet re edhe një ikonë e gishtit të mesit.

Është moderatorja Eva Murati, e cila teksa poston statusin e Edi Ramës, shkruan se kryeministri duhet të jetë një shembull, e jo një faqe humori që përdor këto simbole.

“Edi Rama je kryeministër, presupozohet të jesh një shembull për tu ndjekur.! Këtë simbolin nuk na e dërgon një faqe humori, na e dërgon kryeministri ynë, KRYEMINISTRI. TURP!”
Shtuar më 15/10/2018, ora 19:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori