Gishti i mesit për Burdisson, Delio Rossi pendohet (FOTO LAJM)

Trajneri i Sampdorias, Delio Rossi, kërkon të shuajë polemikat e përballjes me Romën, duke kërkuar falje për gjestin e pahijshëm me gishtin e mesit ngritur lart ndaj mbrojtësit verdhekuq Burdisso. Në një deklaratë për shtyp në faqen zyrtare të klubit, Delio Rossi shprehet se gjoba e vënë nga klubi do të shkojë për bamirësi.

"Jam i hidhëruar për gjestin në fund të ndeshjes Sampdoria –Roma, sepse e kam thënë dhe stërthënë se gjithmonë i respektoj të tjerët dhe dua që edhe mua të më respektojnë. Nuk mund t’i toleroj poshtërimet që nuk kanë motiv. Për pozicionin që kam, e pranoj dhe e mirëkuptoj gjobën që më ka vënë klubi, madje kemi vendosur që kjo shumë t’i shkojë për bamirësi spitalit Pediatrik Giannina Gaslini", tha trajneri i Sampdorias.

Gishti i mesit drejtuar Burdisos i ka kushtuar trajnerit të Sampdorias dy javë pezullim nga Komisioni i Disiplinës i Federatës Italiane të Futbollit, që e konsideroi veprimin e Delio Rosit të pavend dhe provokativ.

Nuk është hera e parë që trajneri 52-vjecçar shfaqet impulsiv në marrëdhëniet me kundërshtarët por edhe me pjesëtarë të skuadrës së tij. Sezonin e kaluar ai u shkarkua nga Fiorentina pas sherrit banal që degjeneroi deri ne përplasje fizike me futbollistin serb Adem Ljajiç, pasi ky i fundit i përmendi të birin e sëmurë në momentin e zëvendësimit. /albeu.com/
Shtuar më 11/02/2013, ora 17:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori