Gjoka fajëson ekipin e tij për humbjen minimale kundër Laçit
Trajneri i Vllaznisë, Gjoka u shpreh i trishtuar pas humbjes me Laçin ku vendosi goli i Uzunit. Tekniku në fillim shprehu pakënaqësitë në vendimarrjen e arbitrit dhe më pas të gjithë përgjegjësinë ia kaloi ekipit të tij.

Për ndeshjen…

“Ishte një ndeshje e vështirë. U munduam të bënim mirë, por nxituam dhe shpërdoruar raste.


Rasti i kontestuar…

"Për mendimin tonë, ai ishte faull, nga ai avantazh erdhi goli. Ne duhet te kishin shfrytëzuar më mirë, rastet që patëm."

Vllaznia që kërkonte me insistim goli, por mungoi goditja drejt portës, a mos ishin pak më shumë seç duhet egoistë, lojtarët?

"Lojtarët duhet të nxirrnin gola me të tjerët. Duhet të ishin më të qetë. Rastet i parëm, nuk i shfrytëzuam, por kështu e ka futbolli."

A ndiheni më i qetë, tani që agresori juaj është shoqëruar në polici. A ka ne nevojë që të jeni gjatë gjithë kohës i shoqëruar?

"A jemi të qetë? S’është çështje qetësia, sepse në një moment që të dhemb një dhemb pritet terezia gjithë ditën, jo më një situatë e tillë. Qetësia mund të themi ishte relative. Po mundohemi të menaxhojmë veten, punën dhe të ecim përpara." tha Gjoka pas humbjes 1-0. /albeu.com/
Shtuar më 28/02/2018, ora 16:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori