Gjaknxehti Simeone godet anësorin (VIDEO)
Pëlqej
Trajneri i Atletico Madrid Diego Simeone u nxorr me karton të kuq nga arbitri i Superkupës së Spanjës Fernandez Borbalan për shkak të protestave ndaj anësorit.

Në minutën e 26 Juanfran nuk u lejua të rifutej në fushë duke lënë "Los Colchoneros" për pak çaste me 10 lojtarë, gjë që tërboi teknikun argjentinas, i cili ia nxorri inatin arbitrit anësor.

Simeone arriti deri aty sa i dha një të goditur "të ëmbël" me kokë anësorit ndërsa më pas doli jashtë duke kërkuar mbështetjen e tifozëve në "Vicente Calderon". /albeu.com/
Shtuar më 23/08/2014, ora 10:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori