Gjashtë arbitra dhe kryesori pa stemën e FIFA-s, FSHF-ja suprizon me gjyqtarin e DERBIT
Në orën 16:30 në stadiumin “Selman Stermasi” do të luhet derbi i kryeqytetit, Partizani-Tirana. Një ndeshje që vendos shumë fatet e të dyja skuadrave edhe pse kanë objektiva krejt të ndryshme.

Një ndeshje e një rëndësie të lartë nuk i është besuar një arbitri me stemën e FIFA-s. FSHF-ja ka vendosur që derbi që do të gjykohet nga 6 arbitra dhe kryesori do të jetë Gridens Meta. Anësorët do të jenë Ridigert Çokaj dhe Rejdi Avdo që mbajnë stemën e FIFA-s, ndërsa pas porte do të jenë Andi Koçi dhe Eldorian Hamiti.
Shtuar më 12/05/2019, ora 15:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori