Gjashtë gola plot emocione por jo fitues në sfidën Sassuolo- Juventus
Juventusi e nisi mirë takimin, kur pas 12 minutave, kishte epërsi prej 0-2.

Danilo në minutën e 6’ dhe Gonzalo Higuain në minutën e 12’, shënuan për ‘Zonjën e Vjetër’, shkruan lajmi.net.

Shkëndijat e para të këndelljes së vendasve erdhën në minutën e 29’, kur Felip Djuricic shënoi për 1:2.

Në dhjetë minutat e para të pjesës së dytë, Sassuolo befasoi Juventusin me dy gola të shpejtë, të shënuar nga Domenico Berardi dhe Francesco Caputo, për 3:2.

Juventusin nga humbja e shpëtoi Alex Sandro, që barazoi rezultatin në 3:3 në minutën e 64’.
Shtuar më 15/07/2020, ora 23:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori