Gjashtë muaj në kuti, Casillas i fshinë "merimangat" këpucëve


Iker Casillasi është duke punuar vazhdimisht për t’u rikthyer në fushë.

Portieri i Portos, i cili gjashtë muaj më parë pësoi një sulm në zemër tashmë ka filluar ta marrë veten.

Ai po punon për t’u rikthyer përsëri, dhe tashmë ka filluar stërvitjet.

Casillasi ka publikuar pamjet e këpucëve të tij të futbollit që nuk i ka mbathur për më shumë se gjashtë muaj.

"Gjashtë muaj dhe tri ditë keni qenë në arkë", shkroi Casillasi në rrjetet e tij sociale.

Një hap më shumë në përpjekjen e tij për të vënë përsëri dorezat e tij.
Shtuar më 04/11/2019, ora 15:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori