Gjasula afër transferimit te skuadra legjendare
Mesfushori i Shqipërisë, Klaus Gjasula, është afër transferimit te klubi i Bundesligës 2 të Gjermanisë, Hamburgu, raporton “Sport1.de”.

Gjasulës 30-vjeçar i ka skaduar kontrata me Paderbornin dhe ai është lojtar i lirë.

Raportohet se ai ka firmosur kontratë dyvjeçare me Hamburgun. Për të ishte interesuar edhe Fortuna Duesseldorf.

Gjasula këtë edicion ka vendosur rekord në Bundesligën gjermane, duke u ndëshkuar plotë 17 herë me kartonë të verdhë.
Shtuar më 15/07/2020, ora 17:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori