Gjendet i vdekur ish-mbrojtësi që luante në Premier League
teve Gohouri është gjetur i vdekur në lumin Rhine në Gjermani. Ish-mbrojtësi i skuadrës Wigan Athletic, Steve Gohouri, i cili ishte zhdukur natën e Krishtlindjeve, është gjetur i vdekur në lumin Rhine.

Policia e Dusseldorfit ka konfirmuar lajmin për gjetjen e trupit të pajetë të lojtarit, duke thënë se në të nuk kishte shenja dhune.

34-vjeçari që së fundmi iu bashkua skuadrës SV Steinbach është parë për herë të fundit në festëne klubit për Krishtlindje, para se të nisej për në shtëpi. Gohouri ka luajtur për Wiganin nga viti 2010 deri në vitin 2012.

Shtuar më 03/01/2016, ora 09:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori