Gjendet pa jetë në moshën 32 vjeçari kampioni i botës (FOTO LAJM)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbarë opinionin sportiv. Aleks Pulin, dy herë kampion bote në disiplinën e snoubord, është gjetur i vdekur në det në Australi, teksa ishte duke ushtruar pasionin e tij, që ishte peshkimi nënujor.

32-vjeçari humbi jetën tragjikisht, teksa ishte një nga më të mirët në botë në sportin e snoubord, madje mbajti edhe flamurin e Australisë në Lojërat Olimpike Dimërore, "Sochi 2014".

Pulin është gjetur pa ndjenja nga një tjetër peshkatar në det dhe është nxjerrë në breg nga rojet bregdetare.

Edhe pse mjekët që mbërritën me urgjencë tentuan ta rikthejnë në jetë nuk ia dolën dot mbanë.
Shtuar më 08/07/2020, ora 15:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori