Gjeniu Messi, do të impresionoheni nga statistikat e tij (FOTO)

Pëlqej
Messi është një gjeni në botën e futbollit. "Pleshti" i Barcelonës edhe këtë sezon po dhuron spektakël duke shënuar gola të shumtë për ekipin e tij.

Me dy golat në fitoren 4-2 ndaj Valencias, argjentinasi arriti në kuotën e 40 golave të shënuar në të gjitha garat kombëtare dhe ndërkombëtare të këtij sezoni. Dhe kjo nuk është hera e parë. Ne fakt Messi është i vetmi futbollist i la Liga që në 8 sezonet e fundit arrin këtë numër golash.

Argjentinasit i duhet të shënojë edhe 6 gola që të plotësojë numrin 500 të golave të shënuar për Barcelonën. Një kuotë mëse e arritshme për sulmuesin kur kanë mbetur edhe 10 javë për të luajtur në kampionatin spanjoll.

Shtuar më 20/03/2017, ora 16:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori