Gjeorgjia rrezikon miqësoren ndaj Kosovës
Shqipëria pas kualifikimit në Europianin e Francës nisi të mendojë për zhvillimin e dy sfidave miqësore në muajin nëntor, pikërisht kur janë edhe dy data të lira nga FIFA për zhvillimin e ndeshjeve zyrtare miqësore.

Fillimisht u përfol për miqësore me Poloninë, Kroacinë, Bullgarinë e Finlandën, por të gjitha këto pista ranë poshtë e para disa ditësh u zyrtarizua miqësorja me Kosovën me 17 nëntor, e cila dje u përfol se do të luhej me datë 13, sfidë e cila tashmë është në rrezik pasi në skenë për Shqipërinë ka dalë një miqësore me Gjeorgjinë në datën 16 të këtij muaji.

Kjo sfidë, vë në rrezik miqësoren festive me Kosovën, por po bëhen përpjekjet maksimale që kjo të mos ndodhë. Në rast se kjo datë nuk ndryshon atëherë gjithçka mbetet në dorën e Federatës Shqiptare të Futbollit që do të zgjedhë mes Kosovës e Gjeorgjisë.
Shtuar më 04/11/2015, ora 10:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori